Amendamentet e miratuara nga Qeveria e Kosovës, të cilat i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale po sfidojnë integritetin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Më këto amendamente po krijohet një sistem tërësisht i izoluar ose i ndarë nga sistemi juridik i Kosovës.
Të paktën kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve kushtetuese. Sipas tyre, sistemi i drejtësisë në Kosovë, po bëhet i çuditshëm dhe jonormal.
Njohësi i çështjeve kushtetuese, Fisnik Korenica, në një prononcim për Tribuna Channel, ka thënë se modeli i propozuar nga Bashkimi Evropian për krijimin e Gjykatës Speciale, e ka mundësuar qe çdo mekanizëm qe ka relacion me Gjykatën Speciale të jetë ndërkombëtar dhe jo i Kosovës. /Telegrafi/
- Advertisement -