Gjykata, shitja e “Silkaporit”, e kundërligjshme

Gjykata e Apelit ia ka rrëzuar një urdhër të përmbaruesit privat Fadil Berisha, i cili ia kishte shitur Bankës Raiffeisen fabrikën “Silkapor” së bashku me disa prona tjera të Zylqef Berishës.
Shitja e kësaj fabrike për 2.4 milionë euro ishte bërë për pagesën e kredisë që pronari i kompanisë “Silkapor”, Zylqef Berisha, e kishte marrë nga Raiffeisen Banka, por të cilën nuk kishte arritur ta shlyente.
Mirëpo, Gjykata e Apelit ka gjetur se janë bërë disa shkelje ligjore deri tek shitja e kësaj prone.
“Kjo gjykatë ka vlerësuar përfundimin e këtillë të përmbaruesit privat për territorin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Fadil I. Hoxha, dhe Urdhrin e atakuar, si dhe të gjitha shkresat e lëndës dhe ka gjetur se një urdhër i tillë është i pabazuar dhe se nuk ka mbështetje ligjore dhe as mbështetje në shkresat e lëndës”, thuhet në konstatimet e Gjykatës të bërë rreth urdhrit të lëshuar nga përmbaruesit, shkruan sot Koha ditore.
“Po ashtu, ka gjetur se Urdhri i atakuar është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të proceduarës kontestimore… për çfarë u desh që ky Urdhër të prishet”.
Fillimisht, Gjykata thotë se përmbaruesi privat nuk e ka respektuar masën e sigurimit të vendosur nga Gjykata në Ferizaj për kontestin në mes të debitorit dhe kreditorit.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT