Gjykata merr vendim: Një muaj paraburgim për Nuredin Lushtakun

Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka caktuar masën e paraburgimit ndaj ish-nënkryetarit të komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, dhe dy personave të tjerë F.K dhe A.L.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar gjyqtari i procedurës paraprake, Radosllav Markoviq, i cili edhe e ka marrë një vendim të tillë, transmeton Klankosova.tv.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit F.L., A.L. dhe N.L., më 2 korrik 2022, rreth orës 23:45 në Skenderaj, kanë sulmuar dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Skenderaj me iniciale E.B. dhe M.G., që kanë qenë në detyrë zyrtare, dhe gjatë sulmit ka rezultuar me lëndime të zyrtarëve policorë, ku njëri është goditur me predhë të armës në këmbë.

Me këtë, të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndryshe, Nuredin Lushtaku ishte vetëdorëzuar gjatë ditës së sotme në polici, pas njoftimit të prokurorisë, se i njëjti është në kërkim.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT