Përmes një komunikate për opinion, Gjykata Kushtetuese e Kosovës njofton se e ka hedhur poshtë kërkesën e Avokatit të Popullit, i cili kontestonte vlerësimin e Kushtetutshmërisë së Dekretit të Presidentes së Republikës së Kosovës, nr. DKGJK-001-2014, të 31 gushtit 2014, për konfirmimin e vazhdimit të mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës
Parashtruesi i kërkesës pretendonte se Dekreti ishte në kundërshtim me procedurën kushtetuese për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të përcaktuar në nenin 114.2 [Përbërja dhe Mandati i Gjykatës Kushtetuese], në nenin 65 (11) [Kompetencat e Kuvendit] dhe në nenin 84 (19) [Kompetencat e Presidentit] të Kushtetutës.
Ndryshe, në këtë rast, Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, ka akuzuar direkt kreun e Gjykatës Kushtuese, Enver Hasanin.
Për këtë çështje edhe Prokuriaa Speciale, po e heton Hasanin.