Gjuriq në veri, si në “bahçe të babës”

Ndonëse ka bërë disa herë përpjekje, Qeveria e Kosovës deri më tani nuk ka mundur t’ia ndalojë hyrjen pa leje në territorin e vendit drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Ai hyn në veri të Mitrovicë dhe del sa herë që të dojë, sikurse të ishte në “bahçe të babës”.

Edhe të hënën, ai erdhi në Mitrovicë pa asnjë paralajmërim, ndonëse disa medie në veri kanë thënë se ai nuk e ka përfillur një urdhër të Qeverisë së Kosovës për të mos e lejuar ardhjen e tij pa leje të institucioneve kosovare.

Sa herë që vjen në veri, Gjuriq shfryn me retorikën tashmë të tij të njohur se “Kosova është Serbi”, institucionet kosovare i quan “të përkohshme”, ndërsa politikanët tanë i vlerëson “të padijshëm” e “anonimusë politikë”, siç ka bërë para pak ditëve, kur gjithashtu kishte ardhur në Mitrovicë, pa leje.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT