Gjon Muharremaj para Zvicrës, kishte kandiduar ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, RTSH e kishte injoruar

Gazetari kosovar, Leonard Gjidoda, ka treguar një ngjarje, lidhur me Festivalin Evropian të Këngës, të njohur si “Eurovision”.

Gjidoda përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se këngëtari Gjon Tears,  i njohur si Gjon Muharremaj, para se të zgjedhej si përfaqësues i Zvicrës, ai kishte kandiduar për shtetin e Shqipërisë në Eurovision, por sipas tij, RTSH-ja e ka injoruar.

Tutje, Gjidoda tha se Muharremaj ka mbetur jashtë kësaj gare, pasi siç tregon ai, RTSh nuk e kishte lajmëruar fare.

Ndryshe, shqiptari Gjon Tears me emrin dhe mbiemrin e vërtetë Gjon Muharremaj u kualifikua në finale dhe renditi Zvicrën në vendin e tretë në Eurovison.

Ai pati një shfaqje fantastike, ndonëse me një moshë të re.

Gjoni përfaqësoi Zvicrën me këngën “Tout l’Univers”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT