Gjobitet me 45 mijë paundë se ofendoi në WhatsApp

Shtetasit në Emiratet e Bashkuara Arabe duhet të kenë shumë kujdes me atë që dërgojnë nëpërmjet shërbimit popullor për mesazhe, WhatsApp. Një ligj i ri- i cili do të aplikohet për rezidentët si dhe për të ardhurit në këtë vend, yjet e futbollit apo aktorët që jetojnë në Dubai- do të burgosë apo gjobisë të gjithë ata që ofendojnë apo dërgojnë mesazhe kërcënuese nëpërmjet WhatsApp-it. Personat që ofendojnë në internet mund të gjobiten deri në 45 mijë paundë.

Sipas agjencisë së lajmeve “Emarat Al Youm”, një person në Dubai ishte gjobitur me 45,000 paundë sepse dërgoi një mesazh ofendues nëpërmjet WhatsApp-it, sic raporton krokodili.al. Personi fillimisht ishte gjobitur me 500 paundë, por Gjykata Supreme në Abu Dhabi urdhëroi rigjykimin pasi dënimi ishte “shumë i butë”. Ata kërkuan që personi të gjobitej me 45,000 paundë ose me burg.

Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe paralajmëruan muajin e kaluar se të gjithë ata që do të dërgojnë simbolin e gishtit të mesit nëpërmjet aplikacioneve në internet do të dënohen sipas ligjit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT