Gjiganti i mbrojtjes kuqezi transferohet te gjiganti italian

Mbrojtësi fantastik i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti pritet të largohet nga skuadra e tij aktuale Zurich.

22-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me Zurichun dhe nuk ka pranuar të vazhdoj atë edhe pse rinovimi iu është ofruar.

Mbrojtësi shtatlartë ka zgjuar interesimin e gjigantit italian, Lazio, skuadër e cila dëshiron ta transferojë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Vlera e mbrojtësit nga Tërnoci sillet rreth katër milionë euro, por pasi është në vitin e fundit të kontratës Lazio mund ta transferojë për 1.5 milionë euro.

Gjimshiti është pjesë e rregullt e Kombëtares shqiptare, ndërsa në Zurich ka filluar karrierën teksa në vitin 2012 është futur në skuadrën e parë. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT