Gjesti i jashtëzakonshëm i kryetares së FC Drenicës në këtë kohë krize!

Presidentja e klubit të Drenicës, Mihane Kodra-Bekteshi është gruaja e vetme që udhëheqë një skuadër kosovare.

Në fakt, edhe në suaza evropiane, gratë që udhëheqin klube në futbollin e meshkujve janë të pakta.

Ndër to është edhe Kodra Bekteshi, të cilën kriza globale e futbollit nuk e ka ndalur që t’i kryejë obligimet e veta ndaj punonjësve të klubit, pavarësisht vështirësive financiare.

Madje, veç kësaj, ajo ka bërë një gjest fantastik për të gjithë punëtorët e klubit duke u dhuruar miell dhe artikuj të tjerë ushqimor.

Në një prononcim për mediumin “Reporteri”, trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu ka zbuluar gjestin fantastik.

“Pavarësisht se janë ndalë stërvitjet, kryetarja i ka kry të gjitha obligimet e veta financiare,” ka thënë ai.

“Veç kësaj, ajo ka bërë një gjest shumë human, duke dhuruar artikuj ushqimorë dhe miell për gjithë lojtarët dhe punëtorët e klubit.”

Përndryshe, Drenica aktualisht pozicionohet në vendin e 7-të në tabelën e Superligës me 39 pikë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT