Gjesti human/ Shqiptari nga Hasi shpërndan bukë falas për të prekurit nga tërmeti në Kroaci

Pas tërmetit të sotëm në Kroaci, shumë njerëz kanë ngelur pa shtëpi, ku fatkeqësisht është shënuar edhe viktima e parë e një vajze 12 vjeçare, shqiptari nga Hasi ka bërë një akt human ku shpërndan bukë falas për të prekurit nga pasojat e rënda të tërmetit.

Menjëherë kanë nisur ndihmat për personat e prekur nga tërmeti, qoftë për ushqim apo strehim.

Edhe Alban Morina nga Hasi i ka dalë në ndihmë personave që kanë nevojë duke ju ofruar bukë falas.  Alban Morina, pronari i një furre në zonat e prekura ka bërë këtë akt për të pastrehët me qëllim përballimin e situatës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT