Gjest human nga Komuna e Skenderajt: Fëmijëve që iu vra nëna nga babai në Llaushë, iu ofrohet banesë ( FOTO)

Fëmijët të cilët para pak ditësh humbën tragjikisht nënën e tyre  nga vrasja që i bëri babai i tyre në fshatin Llaushë të Skenderajt, sot iu është ofruar një banesë nga kjo komunë, shkruan Drenica Press.

Lajmin për ndarjen e banesës e ka bërë vet kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ku tha se” Jeta nganjëherë të vë para sprovave, ku njeriut si krijesa më e përkryer, i mbetet t’i përballojë me qëndresë e karakter të fortë…
Për Enisin, Anitën dhe Adonisin, nga familja Qerimi, tre fëmijë të mrekullueshëm me zemër të madhe, që po përjetojnë momente të vështira pas ngjarjes tragjike që u ndodhi ditë më parë, do të bëjmë gjithçka të mundshme që të mos ndihen kurrë të vetmuar.
Jo vetëm një banesë që mund të jetë më e pakta në këtë kohë, por do t’iu ofrojmë edhe ngrohtësi, si të ishim një familje biologjike, duke i mbështetur edhe me veprime të tjera të nevojshme që i kërkon jeta.
I gjithë Skenderaj është me ju!

- Advertisement -

MË TË FUNDIT