Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, i cili ka në dipozicion një numër të madh ë talentëve në Kombëtare, tani e ka shpallur listën provisionale të lojtarëve të ftuar për Botërorin, ”Rusia 2018”.
Megjithatë, Low i ka befasuar të gjithë duke i injoruar disa nga yjet më të mëdhenj gjerman, duke përfshirë këtu edhe heroin e Botërorit të kaluar, Mario Gotze, transmeton FutbollFanatik.
Kampioni në fuqi i botës është renditur në Grupin F përballë Meksikës, Suedisë dhe Koresë së Jugut për ndeshjet e fazës së grupit në Rusi.
Dhe tani Kombëtarja gjermane do t’i fillojë përgatitjet me një miqësore kundër Austrisë më 2 qershor, para se të përballet gjashtë ditë më vonë me Arabinë Saudite.
Low ka pasur presion të vazhdueshëm edhe për ta thirrur Manuel Neuerin, i cili s’është paraqitur që nga 16 shtatori, megjithatë është rikthyer në stërvitje me skuadrën këtë javë.
Nga ana tjetër, Gotze, i cili shënoi golin e fitores në finalen ndaj Argjentinës katër vite më parë, s’është përfshirë në listën e 27 lojtarëve të ftuar.
Trajneri 57-vjeçar, i cili e ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2022, e drejtoi Gjermaninë drejt titullit të katërt të Kupës së Botës në vitin 2014, dhe deri më 4 qershor duhet ta zbulojë listën përfundimtare në 23 lojtarë.
Kjo është lista me lojtarët e ftuar:
Portierë: Bernd Leno (Bayer Leverkusen), Marc-Andre ter Stegen (Barcelona), Kevin Trapp (Paris Saint-Germain), Manuel Neuer (Bayern Munich)
Mbrojtësit: Mats Hummels (Bayern Munich), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Antonio Rudiger (Chelsea), Niklas Sule (Bayern Munich), Matthias Ginter (Borussia Monchengladbach), Jerome Boateng (Bayern Munich), Marvin Plattenhardt (Hertha Berlin), Jonas Hector (FC Koln), Jonathan Tah (Bayer Leverkusen)
Mesfushorët/Sulmuesit: Julian Brandt (Bayer Leverkusen), Julian Draxler (Paris Saint-Germain), Sami Khedira (Juventus), Toni Kroos (Real Madrid), Sebastian Rudy (Bayern Munich), Timo Werner (Red Bull Leipzig), Ilkay Gundogan (Manchester City), Mario Gomez (Stuttgart), Leroy Sane (Manchester City), Leon Goretzka (Schalke), Mesut Ozil (Arsenal), Thomas Muller (Bayern Munich), Nils Petersen (Freiburg), Marco Reus (Borussia Dortmund).//FutbollFanatik//