Gjermania lejon mësueset myslimane të mbajnë shami në orë të mësimit

Pas shumë vitesh betejë, Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë ka vendosur në favor të mësueseve gjermane që dëshirojnë të mbajnë shami në kokë në orë të mësimit.
Megjithatë, kundërshtarët thonë se mbajtja e shamisë nga mësueset në orë të mësimit mund të shkelë parimet e “neutralitetit” të pasluftës në Gjermani.
Sipas agjencisë së lajmeve DPA, “ndalesa e shamive në shkolla është arsyetuar vetëm atëherë kur ka paraqitur ‘rrezik konkret’ për bashkëjetesë paqësore në shkollë apo në neutralitetin e shtetit,a ka vendosur gjykata. Një rrezik abstrakt nuk ka qenë i mjaftueshëm, është thënë më tej në vendim”.
Vendimi, i marr më 13 mars të këtij viti në Karlsruhe, i ka dhënë fund ndalesës 12 vjeçare të mbulesës së kokës, vendim ky që ishte marr më 2003 nga Gjykata Kushtetuese, transmeton Koha.net. Vendimi i ri vjen pas një padie të ngritur nga një femër myslimane në shtetin e North-Rhine Westphalia e cila, siç raporton agjencia gjermane e lajmeve, është larguar nga puna për këtë çështje, ndërsa një tjetër punëtore sociale myslimane ka pranuar një paralajmërim me shkrim. Të dyja rastet ishin mbuluar nga padia.
Megjithatë, jo të gjithë e pritën mirë këtë vendim. “Do të ketë presion më të madh ndaj femrave myslimane që të bartin shami kundër dëshirës së tyre”, ka thënë Udo Beckman, shef i unionit të mësuesve “Verband Bildung und Erziehung” (Aleanca për Edukimin). “Të bartësh shami është përcaktues i parimit të neutralitetit”.
Ndërkaq, Christoph Strack, redaktor në “Deutsche Welle”, ka thënë se vendimi ka ritheksuar nocionin e lirisë fetare si një virtyt kombëtar.
Sipas qendrës “Pew Research Center”, në Gjermani jetojnë rreth 4.8 milionë myslimanë, që përbëjnë pothuajse 6 për qind të popullatës së vendit. “Myslimanët e lindur jashtë Gjermanisë e që jetojnë në Gjermani përbëhen nga imigrantë turq, por edhe nga Kosova, Iraku, Bosnja e Maroku”, ka thënë Pew.
Kohëve të fundit, në Gjermani ka pasur shumë protesta kundër myslimanëve atje. Duke iu përgjigjur këtyre protestave të mbajtura në Dresden, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka konfirmuar edhe njëherë deklaratën e mëhershme të ish-presidentit gjerman, Christoph Wulff, për islamin.
“Ish-presidenti Wulff ka thënë se Islami ka vend në Gjermani. Është e vërtetë. Edhe unë e mbaj të njëjtin qëndrim”, ka thënë Merkel.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT