Gjermania ka hapur vende pune për qytetarë nga vendet që nuk janë pjesë e BE-së

Agjencioni gjerman për punësim ka publikuar një konkurs për punëtorë që janë shtetas të vendeve që ende nuk janë në Bashkimin Evropian, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas konkursit, më të kërkuar janë profesionet: motra medicinale (rroga deri në 2000 euro), elektroinxhinierët, inxhinierët e maqinerisë, persona me edukim për teknologji informative dhe programerët.

Për të punuar, ju duhet që të jepni si dëshmi vetëm diplomën se e keni kryer shkollimin adekuat për atë vend pune, shkruan Faktor.

”Ekziston shanca për punëtorë që vijnë nga shtete që nuk janë pjesë e BE-së pasi këto vende janë me deficit dhe kërkohen shumë në Gjermani. Gjithashtu nuk kemi edhe kandidat të mirë në vendin tonë” thonë nga Agjencioni gjerman për punësim.

Deri tani në Gjermani kanë shkuar shumë kuadro nga Maqedonia të cilët kanë gjetur punë të cilët i kanë kontatkuar nga këtu.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT