Federata shpërndau disa dhjetëra mijëra doza vaksine të firmës BioNTech në rreth 27 qendra magazinimi në landet gjermane. Nga aty vaksina, sipas planifikimit, dërgohet në qendrat e vaksinimit që filluan sot me vaksinimin. Së pari do të vaksinohen personat mbi moshën 80 vjeç, forcat e kujdesit shëndetësor dhe sidomos personeli i rrezikuar në spitale.

Spahn: Deri në verë „oferta e vaksinimit” do të jetë gati për të gjithë qytetarët.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, është shprehur më parë për vështirësi në furnizimin me vaksinën. „Në fillim do të ketë ngecje”, ka thënë ai. Deri në fund të marsit do duhet të jenë në dispozicion 12 milionë doza vaksine. Për shkak se vaksina duhet të jepet dy herë, pritet vaksinimi i një numri nga 5,5 milionë deri në 6 milione vetë në Gjermani.

Spahn është i mendimit, se deri në verë për të gjithë qytetarët në Gjermani do jetë e mundur „oferta e vaksinimit”, për sa kohë që edhe vaksina të tjera marrin lejen e përdorimit. Krahas vaksinës së BioNTech dhe Pfizer, rol luan edhe vaksina e koncernit amerikan, Moderna, për lejimin e së cilës Agjencia Europiane e Medikamenteve EMA, pritet të vendosë më 6 janar.

Ministri i Punëve të Brendshme të Bavarisë, Joachim Herrmann e ka drejtuar vëmendjen të shtunën tek siguria e vaksinës. Për landin e tij Bavarinë ai tha se „është i përgatitur për mirë vaksinimin kundër Coronës” dhe se për transportin dhe shpërndarjen e dozave ka „koncepte të mirëmenduara të sigurisë.” Ministrja bavareze e Shëndetësisë, Melani Huml është shprehur se „çdo dozë vaksine” do duhet të dërgohet shpejt tek ata „që kanë nevojë më urgjente”.

Por Konferenca Gjermane e Qyteteve i ka ulur shpresat për një vaksinim të shpejtë. „Ky është vetëm fillimi, por hija e virusit të rrezikshëm të Coronës nuk ka për t’u zhdukur ende”, është shprehur, presidenti i kësaj konference, Burkhard Jung për grupin mediatik, Funkegruppe. „Për këtë ka shumë pak vaksina”, tha ai. Ndërkohë numri i infektimeve në Gjermani edhe në ditët e krishtlindjeve mbeti i lartë në mbi 25.000 infektime.

Regjistrim i efekteve anësore të vaksinës

Për ekspertët është e qartë, se kur futet në përdorim një medikament apo vaksinë e re askush nuk mund të thotë më parë efektet e mundshme anësore. Edhe me vaksinën e BioNTech dhe Pfizer është kështu. Instituti gjerman Federal për Medikamente dhe Produkte Mjekësore, (BfArM) përmend si arsyetim që prova klinike e një medikamenti bëhet në një numër relativisht të vogël të pjesëmarrëse. „Efekte të rralla apo shumë të rralla anësore apo rreziqe të tjera në lidhje me përdorimin e medikamentit nuk dallohen në provat klinike zakonisht”, citon dpa.

Ministri i Punëve të Brendshme të Bavarisë, Joachim Herrmann e ka drejtuar vëmendjen të shtunën tek siguria e vaksinës. Për landin e tij Bavarinë ai tha se „është i përgatitur për mirë vaksinimin kundër Coronës” dhe se për transportin dhe shpërndarjen e dozave ka „koncepte të mirëmenduara të sigurisë.” Ministrja bavareze e Shëndetësisë, Melani Huml është shprehur se „çdo dozë vaksine” do duhet të dërgohet shpejt tek ata „që kanë nevojë më urgjente”.

Por Konferenca Gjermane e Qyteteve i ka ulur shpresat për një vaksinim të shpejtë. „Ky është vetëm fillimi, por hija e virusit të rrezikshëm të Coronës nuk ka për t’u zhdukur ende”, është shprehur, presidenti i kësaj konference, Burkhard Jung për grupin mediatik, Funkegruppe. „Për këtë ka shumë pak vaksina”, tha ai. Ndërkohë numri i infektimeve në Gjermani edhe në ditët e krishtlindjeve mbeti i lartë në mbi 25.000 infektime.

Regjistrim i efekteve anësore të vaksinës

Për ekspertët është e qartë, se kur futet në përdorim një medikament apo vaksinë e re askush nuk mund të thotë më parë efektet e mundshme anësore. Edhe me vaksinën e BioNTech dhe Pfizer është kështu. Instituti gjerman Federal për Medikamente dhe Produkte Mjekësore, (BfArM) përmend si arsyetim që prova klinike e një medikamenti bëhet në një numër relativisht të vogël të pjesëmarrëse. „Efekte të rralla apo shumë të rralla anësore apo rreziqe të tjera në lidhje me përdorimin e medikamentit nuk dallohen në provat klinike zakonisht”, citon dpa.(DW)