Ndodh që studimet e juaja të jenë mjaft të shtrenjta dhe ju nuk arrini t’i përballoni. Student të ndryshëm anë e kënd botës janë në kërkim të bursave në mënyrë që t’i realizojnë ëndrrat e tyre.
Arsyet e këtyre bursave, pos vështirësive financiare që në të shumtë e herëve është edhe arsyeja kryesore, ka raste kur edhe ka të bëj me gjetjen e ndonjë programi adekuat të studimeve.
Pikërisht për të ardh me lehtë deri të një bursë studimi, si dhe për të qenë më shumë të informuar në mënyrë më të lehtë, është aplikacion “Scholly” i cili mund të shkarkohet në telefonin tuaj me mençur apo tabletin për vetëm 0.99 cent, duke vendos të dhënat dhe kërkesën tuaj.
Përmes këtij aplikacioni ju mund të informoheni për bursat e mundshme që ju mund të fitoni, si dhe për mënyrën e aplikimit.
- Advertisement -