GJENERATA

GJENERATA 12 prill, 1999
            Dita e mirë shihet në mëngjes, thot populli. Nëse bazohemi në këtë përvojë, atëherë me siguri edhe dita e sotit do na sjellë ndonjë kënaqësi të mirëpritur.
            Dielli, për herë të parë pas ca kohësh ka filluar të na ngrohë. Kam dalur, në teracën e improvizuar dhe shikoj lartë qiellin e Kosovës dhe mendojë në vetë. Athua sa fëmijë, pleq, gra dhe popullsi tjetër shqiptare do të vdes sot? Kushedi, them me vete, akti i therrjes së trupave shqiptar ka filluar shumë më heret, sot ai vetëm vazhdon rrugëtimin e tij të pafund deri në agun e lirisë.
            Më rrënqethet trupi, kur përkujtoj analizat e të huajve, që prejudikojnë fundin e këtyreve tmerreve dhe masakrave monstruoze në Kosovë. Analizat e tyre flasin, për fenomenin e fluksit dhe shkurtë të them therrjes së njerzëve në Kosovë. Në bazë të analizave të tyre: tempoja e masakrimit, mbrenda kohës sa do të zgjasin bombardimet e Nato-s, nga ana e paraushtarakve dhe ushtarakve serb, për nga numri i vrasjeve: do të  u ofrohet gjenocidit dhe etnocidit të organizuar në Ruandë!
            Cicërima e zogjëve, ma prish përkujtimin për viktimat civile dhe ato ushtarake që po bien për çdo ditë në altarin e lirisë. Gjeneratat e reja, të ashtuqujtura “gjenerata e coca colave” mbi supet e tyre, kanë një marr një barrë të rëndë historike për popullin e vetë në fund të këtij mileniumi. Ato më askush nuk do të mund t’i akuzojë për fatëpajtim, shkapërderdhje të pakontrolluar nëpër metropolet e përëndimit, ashtu si do të mund të ndëgjohej aty këtu. Historia, atyre do t’u thurë gojëdhëna, kengë, etj. për trimërin dhe guximin që patën të ia kthejnë serbit tytën e pushkës.
            Një shok i imi, që tek unë ka qëndruar gadi tri javë në ilegalitet të plotë, më ka lënë një fjalë, si thuhet në “xhep”! Në të vërtetë, në një bisedë të më të gjatë me të më patë thënë:           – “Gjeneratave tona, u ka rënë hise historike, që ta shporrin shkaun këtej njëherë e përgjithëmonë! Kjo është shansë e jona, e cila një herë në njëqind vite na vjen kah dera! Andajë edhe duhet shfrytëzuar me të gjitha forcat”.
            Rezoni i tij, për “gjeneratën e coca colave”, ishte më se i vërtetë. Ndryshe, si mund të spjegohet dëshira e kësajë gjenerate për frymarrje të lirë, që nuk disponon më asgjë serbe. Mileniumi, i ardhshëm, do t’i takojë pikërisht kësajë “gjenerate…”, ngase dëshira e tyre, këmbëngulsia, guximi e trimëria së bashku me rrethanat e jashtme që jashtëzakonisht ishin në favor tonin, janë një garancion i mjaftueshëm për të ia arritur qëllimit fisnik të çlirimit nga zgjedha shekullore.
            Edhe në të kaluarën, populli shiptar, të bijt dhe bijat e tij nuk kanë ndejur duarkryq dhe nuk kanë bërë sehir përkitazi me poziten e tyre poshtruese ë ua kishte imponuar serb karpatian. Edhe ata kishin luftuar. Mirëpo, disi lufta e tyre gjithënjë haste në kundërshtime të “natyrave të ndryshme” objektive e sidomos atyreve subjektive. Që në një mënyrë, bëheshin pengesa serioze në realizimin e idealit madhor.
            Kësajë radhe, kolona e pengesave nuk është në atë masë dhe në atë sasi, që do të mund të ushtronte ndonjë ndikim të theksuar në rrugëtimin e realizimit të synimit. Do të thoja, për herë të parë populli shqiptar, e ka një qëllim mbi të gjitha qëllimet tjera: ate të ÇLIRIMIT, UNITETIT KOMBËTAR dhe SHTETIT NACIONAL! Dhashtë Zoti dhe ashtu ndodhët, gjerësa të gjitha tjerat tejkalohën.
 Nesër “BETEJA” 13 prill, 1999
- Advertisement -

MË TË FUNDIT