Gjenerata e re Audi A8 vjen më 2017

Audi raportohet se gjeneratën e re të modelit A8 do ta sjellë në vitin 2017.

Deri tani është raportuar se Audi ka në plan të sjellë sistemin gjysmë vet-vozitës dhe të bazuar në konceptin Prologue.

Siç raporton “Auto Express”, disa veçori tjera interesante po vijnë. Gjenerata e re Audi A8 do të ketë teknologjinë OLED për ekranet në interier si dhe do të ketë sistemin kontrollues me gjeste.

Anëtari i bordit për zhvillime teknologjike te kompania gjermane, Ulrich Hackenberg ka konfirmuar se gjenerata e re A8 do të ketë turbombushës elektrikë, por akoma nuk dihet cilët motora do të pajisjen me ta.

Sipas raportimeve të kaluara, Audi A8 do të ketë një motor të ri V6 turbodizel me 286 kuajfuqi, ndërsa modeli W12 do të zbresë nga 6.3 në 6.0-litër me 585 kuajfuqi. Modeli i “zjarrtë” S8 do të vazhdojë të mbajë performanca e njëjta. Ai do të ketë motor V8 4.0 litër me 580 kuajfuqi.

Sa i përket peshës, besohet se modeli i ri do të jetë për 200 kilogramë më iletë.

Gjenerata e re e Audi A8 pritet të vijë te pronarët në pjesën e parë të vitit 2017.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT