Gjendet trupi i pajetë i Sali Gërqinës

Është gjetur trupi i pajetë i Sali Riza Gërqinës, i cili humbi jetën para disa ditësh tek “Ura e Fshenjtë”.

Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net, Lirije Podrimaj, Zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Gërqina kërceu nga “Ura e Fshenjtë” më 27 qershor, ndërsa pasi nuk doli më prej tij konsiderohej i zhdukur.

Në vendin e ngjarjes janë përgjigjur shumë shpejtë ekipet për kërkim-shpëtim nga FSK-ja, pastaj disa ekipe vullnetare nga fshati Fshej, ekipi i zhytësve nga Mitrovica, ekipi i zjarrfikësve nga Gjakova si dhe ekipi mjekësorë nga spitali rajonal i Gjakovës, çdoherë të mbështetur nga zyrtarët policor nga Gjakova dhe Rahoveci.

“Pas një pune intensive sot me datën 01.07.2017 në ora 15:10 ekipi i FSK-së arriti të nxjerrë nga uji trupin e pa jetë të personit Sali Gërqina i moshës 50 vjeçar nga Gjakova, trupi i të ndjerit është gjetur në afërsi të Urës aty ku edhe ishin dyshimet”, thuhet në komunikatë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit viktima do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT