-
Policia e Kosovës ka bërë të ditur sot se është gjetur trupi i pajetë i Zija Nukës, për të cilin ishte raportuar para disa ditësh se ishte zhdukur.
“Mbrëmë datë 19/4/2015 rreth orës 20:00, nga një qytetar kemi marrë informatë për gjetjen e një trupi të pajetë në vendin e quajtur Rezina. Ne menjëherë kemi dalë në vendngjarje, së bashku me të gjitha njesitë përkatëse, po ashtu edhe Prokurori i shtetit. Nga ekipi mjekësore kujdestare është konstatuar vdekja, ndërsa pas pak në vendngjarje kanë ardhur edhe ekipi i mjekësisë ligjore të cilët kanë tërhequr trupin dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion. Bëhet fjalë për shtetasin Zija Nuka rreth 24 vjeçar i përkatësisë etnike – shkali, i identifikuar nga familjarët e tij në vendngjarje. I njëjti ishte raportuar i zhdukur më datë 13/04/2015”, bën të ditur komandanti i policisë për Rajonin e Gjakovës, Kristë Gjokaj.
Njoftimin për zhdukjen e Zija Nukës e kishte bërë deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha më 17 prill.
“Të nderuar përfaqësues të mediave më lejoni të ju informoj se që nga data 13.04.2015 Zija Nuka, pjesëtar i komuniteti egjiptian i moshës 22 vjeçare nga lagjja ‘Ali Ibra’ (Kolonia), Komuna e Gjakovës, është zhdukur pa gjurmë”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e deputetit Berisha.
“Bëj thirrje të gjitha ata që kanë mundësi të e takojnë apo e kanë ndonjë informatë, të bashkëpunojnë me policinë në mënyrë që rasti të zbardhet sa më parë”, kishte bërë thirrje ai.
Gjendet trupi i pajetë i të zhdukurit nga Gjakova
- Advertisement -