Është gjetur trupi i pajetë i qytetarit që mëngjesin e sotëm kishte rënë në lumin e fshatit Deiq të Klinës.
Rasti është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka theksuar se trupi i pajetë është gjetur 500 metra larg nga vendi ku peshkatarët e kishin parë atë duke rënë.
I njëjti ha se mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Ndryshe në kërkim të tij kishin dalë të gjitha njësitë, përfshirë këtu edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.
/Lajmi.net/
- Advertisement -