Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë

Sot në mëngjes, në Lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë, është gjetur një person pa shenja jete.

Kalimtarët e rastit, kanë parë një të shtrirë, teksa menjëherë e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës.

Vdekjen e tij, e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai ka thënë se rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë, duke shtuar se ekipet policore janë duke u marrë me zbardhjen e rastit.

“Është gjetur nje person i vdekur në Bregun e Dielli po cilësohet si një rast vdekje e dyshimit por ende nuk kemi asgjë konkrete jem ende duke mbledhur informata”, ka thënë Kelani për Gazeta Blic.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT