Është gjetur Flora Dujaka, gruaja nga Prishtina që kishte humbur që nga dita e premte.

Lajmin për gjetjen e saj e ka bërë të ditur ish-ushtari i UÇK-së, Ridvan Tahiri(Riki), me anë të një videoje të postuar në Facebook, shkruan lajmi.net.

“Pas 28 orë kërkim, arritëm ta gjejmë zonjën Florije Dujaka, është shëndoshë e mirë e kemi në makinë, e kemi gjetë në malet e Zllatarit, pak shi, pak terreni i keq, por kryesorja dulëm”, dëgjohet teksa flet Tahiri.

Zonja nga Prishtina ishte përshkruar se ka probleme me orientimin, teksa për gjetjen e saj ishin mobilizuar shumë persona. /Lajmi.net/

Qendrim Tahiraj Bes Pajaziti Hajra Vitia

Posted by Ridvan Tahiri Riki on Saturday, June 20, 2020