Sipas të gjitha gjasave, është vetvrarë personi i cili dyshohet se ka gjuajtur me armë pasditen e sotme, kur plumbat përfunduan në dyert dhe xhamat e një furgoni në lagjen Kapishtec të Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas agjencisë së lajmeve META, MPB-ja është duke kryer hetimet dhe se, e vetmja gjë që dihet tani për tani është se personi është gjetur i vdekur në banesën e tij.
MPB-ja ka paralajmëruar se më vonë do të del me informata zyrtare për rastin në fjalë.
- Advertisement -