Drenica Press
Informohu shpejtë, drejtë dhe saktë

Sot rreth orës 09 e 40 minuta, është raportuar se në fshatin Vllahi të Mitrovicës është gjetur pa shenja jete një mashkull rreth 45-vjeç.

Policia ka konfirmuar rastin ku sipas tyre viktima ka inicialet A.B., rreth 45 vjeç.

“Njësitë përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Avni Zahiti, zëdhënës i policisë në Mitrovicë.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.