Një mbledhës kërpudhash në pyllin mbi fshatin Hubina të Sllovakisë ka rënë në një thesar.

Ai ka gjetur dy kupa të vjetra bakri të shkëlqyera me ari të kuq mbi të cilat shkruhet “Albania”

Dy kupat iu dorëzuan Zyrës Rajonale të Monumenteve të Trnava, e cila gjithashtu inspektoi vendin me një detektor metali, por nuk u gjetën sende të tjera.

Sipas arkeologëve, këto enë janë përdorur në liturgjinë kishtare si enë për gjakun dhe trupin e Krishtit, ndërsa origjina e tyre ballkanike konfirmohet edhe nga punimi karakteristik dhe motivet në këto kupa.