Gjashtë persona janë arrestuar në Britani në aksionin anti-terror

Gjashtë persona janë arrestuar në një operacion anti-terror në Londër dhe në pjesë tjera të Britanisë së Madhe, bën të ditur sot policia britanike.

Siç raporton Reuters, policia ka arrestuar katër persona nga Derbi dhe një nga Burton të moshës mes 22 dhe 36 vjeç derisa në Londër është arrestuar një grua 32 vjeçare të gjithë si të dyshuar se kanë përgatitur akte terroriste.

Në Britaninë e Madhe rreziku nga terrorizmi është “shumë i lartë”.