Revista “Time” ka bere publike gjashtë parashikimet më të pabesueshme ndonjëherë për të ardhmen. Në mesin e këtyre parashikimeve, janë plotë “zbulime” që s’do t’i mendonit asnjëherë.

Thomas Hall Shastid në vitin 1933 kishte parashikuar që në të ardhmen njerëzit do të jenë me një sy dhe me ballë më të gjatë.


Në vitin 1956 doktori zviceran Francois Ody kishte menduar se në të ardhmen do të “zbulohet” një hap i cili do të ishte ilaç për të gjitha sëmundjet.

Në vitin 1966 firma Rand kishte parashikuar se në të ardhmen do të “krijohen” vende bujqësore nënujore në mënyrë që njerëzit të mos mbeten pa ushqim.

Ishte parashikuar që një ditë do të dalë ilaçi për kontrollin e trurit dhe mendjes.

Do të kultivohen domatet në formë katrore. OrvilleFreeman kishte menduar që domatet katrore do të lehtësonin paketimin dhe se kjo do të ndodhte në të ardhmen për arsye se teknologjia bujqësore do të shkonte shumë përpara.

Do të mund t’i ndjeni pamjet në televizor, dhe do të mund të merrni aromën nga televizori.