Gjashtë lojtarët e vetëm që u duartrokitën në Santiago Bernabeu (Video)

Duke qenë tifozë të skuadrës më të madhe në botë, natyrisht edhe ambiciet për sukses dhe trofe, janë të pashtershme.

Këta janë tifozët e Real Madridit, që ndëshkojnë edhe gabimin më të vogël të skuadrës së tyre, duke pretenduar gjithmonë maksimumin.

S’e këta tifozë janë vërtet special dhe shumë ndryshe nga të tjerët, e tregon rasti s’e të rralla janë raste kur duartrokasin lojtarin kundërshtar, ose aq pak kanë ndodhur raste të tillë, saqë numërohen në gishta.

Ekzistojnë vetëm gjashtë lojtarë që kanë arritur të marrin duartrokitje në Santiago Bernabeu, dhe i fundit ka ndodhur në El Classicon e fundit, në fitoren e Barcelonës ndaj Realit, ku u duartrokit Andres Iniesta.

Diego Armando Maradona si lojtar i Barcelonës, në vitin 1983, pati arritur të merr duartrokitje në Bernabeu, Fernando Morientes në vitin 2004 si lojtar i Monacos, Ronaldinho në vitin 2005 në El Classion që kujtohet edhe sot, Alessandro Del Piero në vitin 2008, Andrea Pirlo në vitin 2015, me fanellën e Juventusit, dhe së fundi Andres Iniesta.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT