GIZ-i gjerman mbështet Vushtrrinë për punësimin e të rinjve

 

Zyra Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar-GIZ, ka prezantuar sot në Vushtrri Projektin “Promovimi i punësimit të të rinjve në Kosovë”. Në këtë promovim ,ku merrnin pjesë edhe kryetari Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, zyrtarë tjerë komunal , përfaqsues të kompanive të ndryshme vendore private dhe ata nga shoqëria civile, përfaqësuesit e kësaj organizate gjermane folën për rëndësinë e këtij projekti duke thënë se GIZ mbështet Kosovën për aftësimin profesional të të rinjve për treg të punës. Emily Cullom tha se Gjermania dëshiron të forcoj sektorin privat të Kosovës për një zhvillim të qëndrueshëm që i kontribuon rritjes së mundësive për punësim.

“GIZ mbështet Kosovën në përparimin e arsimimit themelore dhe të krijimit të një sistemit të shëndoshë për aftësim profesional dhe përgatitje për treg të punës… Gjermania dëshiron të forcojë edhe zhvillimin e sektorit privat si një pjesë e rëndësishme e ndërtimit të ekonomisë së qëndrueshme dhe krijimit të mundësive për punësim. Projektin të cilin po e iniciojmë sot do të shërbej si një urë në mes të këtyre lëmive dhe do të vejë në shënjestër të rinjtë krahas bizneseve vendore”, theksoi Cullom.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku,për rëndësinë e promovimit të punësimit, theksoi se institucionet komunale do të jenë të gatshme në cdo moment ta ndihmojnë implemetimin , sepse në këtë mënyrë kushtojnë vëmendje rinisë së Kosovës për edukim, trajnim dhe punësim.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT