Gëzim Kelmendi: Izraeli dje vrau mbi 50 palestinez, ndërsa liderët e Kosovës pikërisht dje festonin 70 vjetorin e shtetit të Izraelit

Turpi dhe dyftyrësia e liderëve politik të Kosovës nuk kanë të ndalur.
Dje me rastin e 70 vjetorit të pavarësisë së shtetit të Izraelit, u mbajt një manifestim në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë. Në këtë manifestim morrën pjesë Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, Ministra, Kryetarë Komunash dhe përsonalitete të tjera.
Pikërisht dje regjimi i Izraelit zhvilloi një ndër masakrat më të mëdha ndaj popullit palestinez që nga viti 2014.

Dje regjimi i Izraelit vrau mbi 50 dhe plagosi mbi 1000 palestinez të cilët po protestonin kundër zhvendosjes së ambasadës amerikane nga Telavivi në Jerusalem.
Liderët politik të Kosovës në vend që të dënojnë masakrën e regjimit të Izraelit ndaj popullit palestinez, këta festojnë dhe fëmijëve tanë veshje izraelite iu imponojnë me rastin e 70 vjetorit të pavarësisë së Izraelit.
Në anën tjetër regjimi i Izraelit ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës.

Historikisht shqiptarët gjithmonë kanë ndihmuar popullin hebre.
Edhe në kohën kur shqiptarët kanë qenë pjesë e Perandorisë Osmane kanë ndihmuar popullin hebre nga inkuizicioni në Spanjë, edhe në kohën e luftës së dytë botërore, shqiptarët kanë mbrojtur hebrenjtë nga nazistët.
Por regjimi i Izraelit vazhdon të mos e njoh shtetin e Kosovës.

Liderët politik të Kosovës duhet ditur një gjë, duhet gjithmonë ta mbështesin drejtësinë dhe jo të fortin.
Ngase drejtësia gjithmonë në fund ka fituar, ndërsa i forti e veçanërisht nëse pushteti i tij është arritur duke shtypur popuj të pafajshëm do të humbë ashtu si kanë pësuar humbje gjitha pushtetet zullumqare dhe të padrejta.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT