Inspektorët Komunal në Komunën e Mitrovicës kanë marrë aksion në marketet e mëdha dhe tek pemëshitësit për largimin e gështenjave nga tregu, kjo për shkak në ato markete kanë vërtetuar që pjesa dërrmuese e gështenjave ishin të mykura dhe të krimbura, shkruan Gazeta Sinjali

Përmes një njoftimi për media, drejtori i Inspekcionit në Mitrovicë, Fidan Ademi, ka falenderuar qytetarët për bashkëpunim.

“Inspektorët Komunal të mobilizuar për kontrollime të gjërave ushqimore në markete. Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Drejtoria e Inspeksionit ka marrë aksion në marketet e mëdha dhe tek pemëshitësit për largimin e gështenjave nga tregu. Kjo pasi që inspektorët komunal me rastin e inspektimit në ato markete kanë vërtetuar që pjesa dërrmuese e gështenjave ishin të mykura dhe të krimbura, ku ato me vetë dëshirë janë larguar nga pronarët e dyqaneve. Lidhur me këtë, drejtori i Inspekcionit, Fidan Ademi, falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin e mirë me institucionet gjegjëse, duke siguruar kështu që shëndeti i qytetarëve të jetë primar për të gjithë ne”, thuhet në njoftim.