Gerrard ju premton tifozëve: Një ditë do të kthehem te Liverpooli

Kapiteni legjendar i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka pranuar se e ka shumë të vështirë t’i japë fund karrierës me klubin anglez.

Gerrard ka qenë pjesë e Redsave që prej moshës nëntëvjeçare, por tani ka vetëm edhe dy ndeshje për të përfunduar karrierën në Angli.

Mesfushori anglez do të kalojë te Los Angeles Galaxy gjatë verës, por shpreson se një ditë do të rikthehet në Anfield.

“Është shumë e vështirë momentalisht. Do të jetë e vështirë të largohem. Kam qenë këtu qe 27 vjet”, ka thënë Gerrard pas takimit ndaj Chelseat, transmeton koha.net.

“Po largohem me kokën lart, jam krenar me atë që kam arritur këtu. Kam pasur edhe rënie, por këto janë pjesë e jetës së futbollistit”.

“Jam rritur në një qytet duke ëndërruar ta përfaqësoja klubin dhe kam arritur më shumë se që kam menduar. Do të doja të rikthehesha. Liverpooli është në zemrën time. Do ta përkrah nga larg për disa vjet. Kur të kthehem, kushdo që të jetë në krye të klubit, do të varet nga ta”, ka shtuar ai.

Gerrard realizoi golin e vetëm për Liverpoolin në barazimin 1-1 në Stamford Bridge. Ky ishte goli i 119 i tij në ligë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT