I riu Gentrit Gashi nga fshati Sllovi i Komunës së Lipjanit, po kërkon ndihmë financiare për tu trajtuar jashtë shtetit.

Familjarë të tij kanë treguar se urgjentisht në dy ditët e ardhshme Gentritit i është kërkuar që të operohet në sy në Turqi, pasi që trajtim nuk ka mundur të gjejë në Kosovë.

Babai i tij, Ismet Gashi, ka thënë se ai kishte kryer një operacion para dy viteve, megjithatë urgjentisht i duhet edhe një ndërhyrje tjetër.

Familjar të tij kanë treguar se atij i duhen edhe 3 mijë euro për tu nisur për në Turqi. Për shkak të kushteve financiare, ata nuk po mund ta mbledhin këtë shumë vet.

Të gjithë ata që mund ta ndihmojnë Gentritin mund të kontaktojnë në këtë numër 044 530 975.