General Motors nis testimin e makinave pa shofer

Teksa në Michigan tashmë është konfirmuar se është autorizuar qarkullimi i mjeteve me guidë autonome pa shofer në timon (Save Act), General Motors ka njoftuar nisjen imediate të testeve në rrugët publike të shtetit, me prototipat e saj eksperimenta.
TechSot.al raporton se Michigan është zgjedhur vec të tjerash si qendër për prodhimin e gjeneratës së ardhshme të veturave eksperimentale me guidë autonome të General Motors, që duke nisur nga muajt e parë të vitit të ri 2017, do të ndërtohet në impiantin e Orion Toënship.

General Motors i ka testuar makinat e saj në një zonë private të mbyllur për trafikun, me asistencën e Technical Center në Warren. por me aprovimin e SAVE Act, tashmë do të kalojë në eksperimentim me kushte reale.

Në muajt e ardhshëm, plani parashikon zgjerimin e testeve edhe në zonën e metrosë së Detroit, që do të shndërrohet vendi ku do provohet zhvillimi i kësaj teknologjie duke marrë parasysh dhe kushtet atmosferike mbi makinën inteligjente. Ndërkohë GM po vijon me testet në rrugët e Arizonës, që prej gushtit të këtij viti. /TechSot.al/