Geci në QKUK, pa ndjenja

Sabit Geci, ish-epror i UÇK-së i është kthyer në QKUK, me gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas avokatit të tij Haxhi Millaku ai është dërguar pa ndjenja në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Kohën Ditore edhe burime brenda spitalit.

Mjekët i kanë thënë Kohës Ditore se Geci ka tension të lartë dhe problem me këmbën e tij. Dyshohet se ka trombozë.

Geci po mbahet në Burgun e Durbavës, i dënuar me 12 vjet për krime lufte.