Gazzetta dello Sport: Ja pse De Biasi nuk largohet nga Shqipëria

Tani që “Euro 2016” është pas krahëve, mediat ndërkombëtare kanë bërë bilance rreth lëvizjeve të trajnerëve në ekipet që morën pjesë në turne
Gazeta më e madhe sportive në Itali Gazzetta dello Sport, shkruan se një nga arsyet se përse De Biasi do të qëndrojë në stolin e Shqipërisë, është sfida që ai do të ketë në eliminatoret e Botërorit Rusi 2018 ndaj Italisë.

E përditshmja citon edhe një pjesë të deklaratës së kryeministrit Edi Rama, në pritjen që iu rezervua kuqezinjtë pas eliminimit nga Europiani, transmeton Panorama Sport.

“Pasi humbi për pak kualifikimin e Shqipërinë për në fazën e 1/8-ave në Evropian, Gianni de Biasi iu bënë publikisht elozhe nga kryeministri Rama: Nuk ikën, përkundrazi do të jetë rivali i Italisë në eliminatorët e Botërorit”, shkruan gazeta italiane.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT