Para 80 viteve, gazetari Napoleon Hill ka bërë një hulumtim për jetën e 500 njerëzve më të pasur dhe më të suksesshëm në Amerikë. Gjetjet e këtij hulumtimi janë shpjeguar në librin e tij “Think and Grow Rich”, 13 parimet të cilat do të ju ndihmojnë njerëzve që të bëhen të pasur.
Parimi i 10 i quajtur “misteri i shëndërrimit të seksit” thotë se dashuria dhe pasioni janë çelësi kryesorë në arritjen e pasurisë dhe suksesit në jetë, transmeton gazetametro.net.
Hill shkruan “Pasioni është forca më e fuqishme njerëzore. Burrat të cilët kanë arritur shumë në jetë e kanë aftësinë e dashurisë shumë të zhvilluar, si dhe burrat të cilët kanë pasuri të madhe janë motivuar dhe influencuar nga femrat”.
“Zgjedhjen më të rëndësishme në karrierë që e bënë është se me kënd martohesh”, thënie kjo nga Sheryl Sandberg, shefe ekzekutive e Facebook pasuria e së cilës ka vlerën 1.1 bilion dollarë./gazetametro.net
Gazetari që zbuloi sekretin e milionerëve
- Advertisement -