Gazetari me prejardhje ruse i bën thirrje Ukrainës që ta njohë Kosovën

Gazetari i lindur në Gjermani, që ka prejardhje ruse, Sergej Sumlenny, i ka bërë thirrje Ukrainës që ta njohë Kosovën, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një postimi në Twitter, ai tha se të dyja shtetet luftojnë kundër imperializmit rus.

“Të dyja shtetet e kanë të përbashkët luftën kundër imperializmit të dominuar nga Rusia. Ju të dy i përkisni Evropës së lirë, reale. Të dyja i vlerësoni lirinë dhe lirinë. Njihni Kosovën! Ata luftojnë të njëjtën betejë në anën tuaj”, ka thënë Sumlenny.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT