Gazetari kosovar dëshmon në Hagë: Më obliguat të paraqitem këtu

Halil Berisha, gazetari kosovar ka dëshmuar sot në Gjykatën Speciale, për çështjen e krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Para se ta niste dëshminë, Berisha, theksoi se është detyruar të paraqitet atje në cilësinë e dëshmitarit dhe paraprakisht tha se nuk është i lumtur që gjendet sot në Hagë.
”Unë veç desha të them që nuk jam shumë i lumtur që sot jam këtu për të dëshmuar para juve. Kjo assesi nuk do ta pengojë faktin që unë do ta them vetëm të vërtetën”, tha Berisha.

”Megjithatë, unë këtu jam sepse më keni obligu. Por përndryshe, nuk jam shumë i lumtur që gjendem këtu”, shtoi ai.