Gazeta e madhe gjermane ja sheh sherrin fjalëve të pavërteta të personit nga Likoci i Skenderajt

Gazeta gjermane “Die Welt” ja ka parë sherrin fjalëve të pavërteta të një personi nga Likoci i Skenderajt. Ky person kishte ishte rrëfyer për jetën dhe karrierën e dyshimtë të biznesmenit Behxhet Pacollit. Në bazë të këtij rrëfimi gazeta gjermane “Die Welt” kishte publikuar një shkrim që shumë media vendore e europiane u morën me të.

Por Behxhet Pacolli menjëherë pas këtij shkrimi kishte paditur gazetën gjermane për plasimin në publik të gjërave të pavërteta. Kështu në fund të gjyqit Pacolli fitoj gjyqin dhe gazeta gjermane u detyrua të paguaj hiq me pak se 250 mijë euro. Kështu gazeta gjermane “Die Welt” ia pa sherrin më të madhe fjalëve të pavërteta të personit nga Likoci i Skenderajt./drenicapress/

Ky është sqarimi i plotë i Pacollit për këtë rast: Gazeta gjermane ‘Die welt’ pati publikuar një artikull shpifës për mua dhe kompaninë time në muaj prill të këtij viti (këtë artikull pastaj e ribotuan në Kosovë disa gazeta dhe portale në menyrat e veta, madje me tituj bombastike pa asnjë verifikim të fakteve apo ndonjë të vërtetë në shkrim), duke u bazuar në një “tregim” të njërit nga Likofci i Drenicës.

Merre me mend të dashur miq, një gazetar gjerman (njëfarë Kálnoky) shkon në fshatin Likofc me marrë dëshmi për mua! Atëherë, duke e lexuar artikullin e tij, më shkonte mendja gjithmonë të disa ashtuquajtur gazetarë të kafeneve të Prishtinës.

Sa i përkët ‘Die Welt’, unë e pata denoncuar këtë dhe instanca e parë e gjyqit me dha të drejtë dhe i denoi shpifësit e temave të këtij artikulli me 250 mijë euro. Tani edhe shpifësit e tjerë që promovuan këtë artikull do të gjenden shpejt në bankën e të akuzuarve.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT