Gazeta amerikane shkruan për Lladrovcin

Gazeta prestigjioze ‘The New York Times’ i ka kushtuar një artikull dy ekipeve që sot do të debutojnë në Ligën e Kampionëve, Vikingur dhe Trepçës ’89.

Në shkrimin e kësaj gazete për rrjedhën e ndeshjes gazeta përmend Lapidar Lladovcin si futbollisti i cili pritet të shkëlqej në këtë takim, përcjell Insajderi.com

“Mes futbollistëve më të rëndësishëm që mund të shohim në fushë, padyshim se do të jetë Lapidar Lladrovci, qendër mbrojtësi i cili ka vendosur të largohet nga liga për të luajtur për një ekip tjetër”, shkruan ‘New York Times’.

Në mesin e futbollistëve kosovar të përmendur nga ‘New York Times’ është përmendur edhe Zekirija Ramadani, i cili veçohet nga si futbollist teknik me pasime të sakte.

Ndryshe Kosova parashihet të luaj me formacionin me katër mbrojtës, katër mesfushor dhe dy sulmues.

Në anën tjetër sipas këtij shkrimi trajneri i Vikingurëve do të provoj një ndeshje tejet sulmuese duke përdorur formacionin me katër mbrojtës, tre mesfushor dhe tre sulmues./Insajderi.com

Lladrovci merr vëmendjen e ‘New York Times’

- Advertisement -

MË TË FUNDIT