Gashi VV-së: Me standardet tona, Serbia nuk do të jetë në titujt e mediave ndërkombëtare

Shefi i GP-të LDK-së, Arben Gashi, iu kundërpërgjigj Liburn Aliut të VV-së, i cili tha se në seancën e djeshme, është avancuar Serbia në Kosovë nëpërmjet Listës Serbe.

Gashi tha se Qeveria Hoti do të vendos një standard të ri, e sipas tij, standardi do të jetë bashkëpunimi me të gjithë.Ai tha se nuk do të vendosën ato standarde siç kanë qenë në kohën e Qeverisë Kurti.

“Kjo është dita në të cilën do t’i vendosim standardet e reja të punës, dhe këto standarde nuk janë zhurmë me juve, do të jetë gjuhë e bashkëpunimit me juve”.

“Nuk do të jetë standard që do ta vendosë Serbinë në titujt e medieve ndërkombëtare, nuk do të jetë standarde që futën 1000 teste anti-covid në Kosovë”.

“Ju flisni ashpër, ne flasim but, pra ne po vendosim standard të ri të të menduarit politik dhe për këtë ju si opozitë jeni të mirëseardhur”, tha ai.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com