Gashi pret Feronikelin për të biseduar për të ardhmen

 

Sulmuesi pejan, Egzon Gashi, stinorin që lamë pas ishte pjesë e Niklit ne të cilin klub fitoi Superligen dhe Digitalb kupen.

Përferomanca e shkëlyer me Niklin, ka bërë që Liria e Prizrenit të interesohet për Gashin, që në sulmuesin pejan llogarit për sezonin e ri.

Por vetë Gashi në një prononcim për DrenicaPress, ka konfirmuar kontaktet me Lirinë, por dëshira  e tij është që të vazhdoj të luaj me Niklin, nëse ia plotësojnë kushtet që kërkon.

“Po, Liria më ka kontaktu, s’ka asgjë konkrete, pasi konkretisht do të bisedoj vetë pasi të bisedoj me Feronikelin.”

“Brenda këtyre ditëve do të ulem me kryesin e Niklit me bisedu. Nëse arrijmë marrëveshje me dëshirë të madhe do të qëndroj te Nikli, pasi është klub serioz dhe vision të qartë për të ardhmen drejt sukseseve”, ka thënë Gashi/Drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT