Gashi: Më e rëndësishme fitroja e Ferronikelit, se sa goli im

 

Sulmuesi i Ferronikelit, Egzon Gashi, e ka cilësuar mjaftë të vështirë duelin me Drenicën, për të cilin klub ka respekt të madh.
“Përball Drenicës na pret një ndeshje e vështirë. Synimi ynë është që të vazhdojmë me rezultate të njejta. Jemi një grup lojtarësh që bëjmë lojë kolektive dhe jemi të bindur që do të dalim fitues ndaj Drenicës, për të cilin klub kam respekt të madh”, ka thënë Gashi për DrenicaPress.
Sulmuesi pejan pret një derbi të madh dhe mbipopullimin me tifozë të “Bajram Aliut”.
“Ky duel është shumë i rëndësishëm për të dyja palët, dhe besoj në një lojë shumë të mirë, dhe rrjedhimishtë edhe ka me pas shumë tifozë në stadium. U bëj thirrje dy tifozerive, e sidomos “Tigrave të Zi” që të jenë sa më masovikisht në stadium”, ka shtuar Gashi.
I pyetur se a do të shënoj gol, Gashi nuk premton gol të sigurt, por premton angazhim maksimal për ta shpërblyer besimin e trajnerit.
 “Asnjëhere nuk them se do të shënoj gol, por një gjë mund të them se nëse trajneri më jep mundësi për të luajtur unë do të jap maksimumin për ta shpërblyer besimin e tij. Fundja më e  rëndësishme është fitorja e Ferronikelit se sa goli im”, ka nënvizuar Gashi./DrenicaPress/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT