Gashi: Javën e ardhshme pritet të merret vendimi nëse Gucati dhe Haradinaj do të kenë paraburgim

Hysni Gucati, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe nënkryetari, Nasim Haradinaj, janë vetëm të arrestuar, kështu ka thënë Tomë Gashi, avokati i kësaj organizate.

Ai për klankosova.tv deklaroi se javën e ardhshme pritet të merret vendimi nga Gjykata Speciale në Hagë se nëse Gucati dhe Haradinaj do të kenë masë të paraburgimit.

“Po, ata janë vetëm të arrestuar tani për tani. Javën që vjen ata do të dalin para para gjyqtarit të procedurës paraprake që do të vendosë a do të ua caktojë paraburgimin apo jo”, ka thënë Gashi.
Gucati dhe Haradinaj janë arrestuar nga Misioni i EULEX-it në bashkëpunim me Gjykatën Speciale, si dhe është bastisur selia e OVL UÇK-së.
Specialja me anë të njoftimeve i ka konfirmuar arrestimet e tyre si dhe transferimet e tyre në Hagë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT