Gashi: Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, ku jeni?

Shkruan Hysni Gashi

Qeveria e Kosovës u votua dje me votën e Listës Serbe të Beogradit, dhe si shpërblim e shumë pozitave kyçe u shpërblye edhe me heqjen e flamurit të UÇK-së që ishte në objektin e Qeverisë.

Ndonëse dy krerët e Organizatës se UÇK-së,z.Gucati dhe z.Haradinaj, i kemi parë shumë aktiv e shumë kritik ndaj ish Kryeministrit Albin Kurti, madje edhe për gjëra shumë minimale që fare nuk ishin të rëndësishme të reagohej, madje as kompetencë e tyre dhe organizatës që përfaqësojnë.

Z. Ngucati e z. Haradinaj nuk reaguan ditën e parë të qeverisë dhe kryeministrit të saj Avdullah Hoti kur përdhoset dhe hiqet flamuri i UÇK-së në objektin e Qeverisë dhe këta dy zyrtarë siç duket janë të kapur nga interesi personal përkundër atij të përgjithshëm dhe heshtni kur duhet reaguar dhe reagojnë kur duhet heshtur.

Me ç’rast këta dy kaps që janë instrumentalizuar nga ata që kategoritë e UÇK-së i bënë kategori sociale, bashkë me këta dy zyrtarë që heshten kur është dashur të reagojnë. Heshtja e atëherëshme dhe e tanishme dhe reagimi kur është dashur të heshtin është e dëmshme për luftën çlirimtare,veteranët, invalidët, dëshmorët,dhe popullin e saj.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT