Sulmuesi pejan në radhët e Feronikelit, Egzon Gashi, është padyshim një nga sulmuesit më të mirë që ka futbolli i Kosovës. Kjo dhe ishte arsyeja që klubi nga Drenasi e transferoi atë nga Besa e Pejës në fillim të këtij sezoni.
Në një intervistë për portalin Drenicapress.info, Gashi ka thënë se është shumë i lumtur që i është bashkuar një klubi serioz si Feronikeli.
“Këtë sezon jam transferuar nga Besa, dhe jam shumë i lumtur te Feronikeli”, ka thënë Gashi.
25-vjecari ka shtuar se arma e fortë e Feronikelit këtë sezon është kolektivi, që po funksionon në cdo repart.
“Mendoj që krejt repartet po funksionojn në mënyren më të mirë. Si kolektiv jemi shumë të fort dhe me strategjitë e trajnerit mendoj që po ecim shumë mirë”, ka shtuar ai.
Në duelin e radhës kundër Ferizajit, Gashi pret fitore, pasi skuadra ka motiv maksmal edhe për këtë sfidë.
“Në sfiden me Ferizajin ke na me hy me një motiv maksimal edhe me siguri shumë të madhe për të shënuar fitoren e radhës. Ferizaji ka individë shumë kualitativ por synimet tona jonë për fitore dhe shpresoj që kena me ja arrit qëllimit”, ka thënë Gashi.
Ish-sulmuesi i Besës në mesin e kandidatëve serioz për titull, pos Feronileit, vë edhe Prishtinën, Hajvalinë dhe Besen e Pejes.
- Advertisement -