Gashi falenderon Feronikelin, Nikli i dëshiron suksese në Shqipëri

    Sulmuesit pejan, Egzon Gashi, pas 6 mujave te Feronikeli, i janë hapur rrugët drejt largimit nga Superliga e Kosvës në drejtim të Shqipërisë.

    Gashi ka nënshkruar kontratë me klubin e Teutës së Durrësit. Pejani ka falenderuar klubin nga Drenasi për atë që ka bërë për të, duke i uruar suksese edhe në sezonin e ri.

    E falënderoj shumë ekipin e Feronikelit për krejt çka kanë bërë për mua dhe ju uroj suksese, ishalla edhe sivjet luftojnë për titullin e Kampionit në Raffeisen Supërligën e Kosovës.
    Dua ti falënderoj të gjithë, posaqërisht Presidentin e klubit Ekrem Elshanin”, ka thënë Gashi.

    Në anën tjetër e klubi e ka falenderuar Gashin, duke i uruar suksese në klubin e ri shqiptar.

    “KF Feronikeli falënderon Egzon Gashin për kontributin e dhënë për gjashtë muaj sa ishte pjesë e jona dhe njëherit i deshironë suksese në klubin e ri shqiptar.”/Drenicapress/