Garuesja Sahiti dorëzon meçin për shkaqe shëndetësore

     

    Sot në Baku në meçin e parë të eliminimeve për femra është dashur të zhvillohet dueli ndërmjet përfaqësueses së Kosovës, Lirije Sahiti dhe Natalia Valeeva të Italisë. Ky duel është dorëzuar nga Lirije Sahiti për shkaqe shëndetësore dhe pikët i takojnë garueses italiane.

    Lidhur me mosparaqitjen e garueses Lirije Sahiti në gara, Agron Mala, trajner dhe kryetar i Federatës së Shigjetarisë së Kosovës ka thënë se Sahiti ka dorëzuar meçin për shkaqe shëndetësore.
    “Po sot në orën 6,00 sipas kohës në Kosovë, Lirije Sahiti është dashur të paraqitet në meçin e parë të garave eliminuese për femra kundër Natalia Valeeva të Italisë, por fatkeqësisht për shkaqe shendetësore është dashur që ta anuloj meçin. Ne provuam gjatë stërvitjes, por si duket kishte një ngacmim pakëz në ushqim, një iritim i lukthit dhe kishte të vjella gjatë natës dhe ajo nuk ishte re fizikisht në gjendeje shëndetësore që të fokusohej në meç dhe të ishte në formën më të mirë për realizoj këtë meç. Për këtë çështje në bazë të situatës së krijuar është dashur që të marrin vendim për të dorëzuar meçin dhe pikët shkojnë për italianen”, ka thënë Mala.